SHPËRNDAJE

Në botën e çifteve të Holliwoodit, Scarlett Johansson dhe Colin Jost tentojnë t’i mbajnë gjërat më private, mirëpo është mjaft e vështirë të mos e vëresh unazën e fejesës së aktores e cila kushton thuajse sa një shtëpi.

Scarlett gjatë fundjavës bëri një paraqitje në premierën e filmit “Black Widow” dhe unaza e saj e fejesës kapi vëmendjen e fansave.

Unaza është një diamant që anon ka ngjyrë kafe, 11 karat, dhe thuhet se kushton rreth 400 mijë dollarë apo (358 mijë euro) sipas një eksperti që ka folur për Page Six.

Ndërkohë, Scarlett dhe Colin kanë nisur romancën e tyre që nga viti 2017, të cilët tashmë po planifikojnë edhe për një martesë.

Kjo do të jetë hera e tretë me fat për aktoren 34 vjeçare, e cila më parë ishte e martuar me aktorin Ryan Reynolds dhe gazetarin Romain Dauriac, ndërsa kjo do të jetë martesa e parë për Jost.

View this post on Instagram

11 cts light brown diamond, type 2A.

A post shared by TAFFIN (@taffinjewelry) on