SHPËRNDAJE

Unioni I Bashkive dhe Komunave Shqiptare ka shënuar 8 Marsin në qytetin e Tuzit. Në kuadër të aktivitetit të radhës, forumi i gruas i Unionit të Bashkive Shqiptare shënoi 8 Marsin në Tuz me panairin e artizanateve në të cilin u paraqiten 40 ekspozues, kryesisht femra nga gjithsej 8 komuna të rajonit.

Nga Komuna e Preshevës prezantuan Teuta Osmani dhe Nerimane Isahu si pjesëmarrëse në këtë panair me kreacionet e tyre.

Aktiviteti vazhdoi me një panel diskutimi në Kuvendin e Komunës së Tuzit me temën “Gratë e suksesshme të rajonit” ku Nizaqete Isahu foli për pozitën e femrës në jetën politike dhe sfidat rreth saj.

Isahu prezantoi aktivitetin e saj politik si nënkryetare dhe kryetare e forumit të gruas e partisë Alternativa Për Ndryshim si dhe përvoja e saj si zëvendëse kryetare e Kuvendit Komunal./presheva.com/