SHPËRNDAJE

Unioni i Gazetarëve të Republikës së Shqipërisë kanë vizituar Preshevën.

Grupi i gazetarëve shqiptarë janë pritur nga kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Arifi në deklaratën për media e ka vlerësuar këtë takim si takim shumë vëllazëror ku patën rastin të bashkëbisedojnë për të gjitha fushat dhe vështirësitë që po ballafaqohemi në vendin tonë.

Kryetari Shqiprim Arifi gazetarët prezent i ka njoftuar për të gjitha proceset që po kalojnë Shqiptarët e Luginës së Presheves ku theks të veçantë i është dhënë mungesës së prezencës së mediave kombëtare në Luginë të Preshevës.

Kryetari Arifi ka faleminderuar kryetarin Aleksandër Çipa për këtë iniciativë duke uruar që ky takim të jetë vetëm një fillim i mbarë i komunikimit duke shpresuar që media shqiptare të jetë sa më shumë prezente në Luginë të Presheves duke transmetuar problemet e shqiptarëve të këtushëm, kërkesat dhe diskriminimet që u bëhen shqiptarëve në Luginë të Preshevës./presheva.com/