SHPËRNDAJE

Universiteti Ndërkombëtarë  i Ballkanit ofron bursa të plota për studentët e Luginës. Të rinjtë që do të bëhen pjesë e këtijë universiteti do ta kenë falas edhe anën materiale lidhur me rregullimin e leje qëndrimit dhe nostrifikimin e diplomave përpos bursave të plota për studime, ka thënë kështu në studion e portalit preshevacom, sekretari i përgjithshëm i Universitetit Ndërkombëtarë  të Ballkanit, Visar Ramadani. Sekretari ka deklaruar se këto nisma për studentët e Luginës vinë falë përkushtimit të biznesmenit luginas që jeton në Turqi, Tamer Turker, anëtarë i bordit ekzekutiv.

Zyrtarët e Universitetit Ndërkombëtarë të Ballkanit sot kanë realizuar një takim të përbashkët me kryetarin e  komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me të cilin kanë biseduar për kushtet që ata ofrojnë dhe bashkëpunimet e ndërsjella që do ti kenë në periudhën në vijim. Universiteti Ndërkombëtarë i Ballkanit në Shkup për studentët ofron edhe studime një vjeçare në Turqi apo vende të tjera të Evropës mundësi kjo për të krijuar përvoja ndërkombëtare në arsimimin universitar. Të rinjtë që janë të interesuar të vijojnë studimet akademike në Universitetin Ndërkombëtarë të Ballkanit dokumentet mund ti dorëzojnë deri më datë 10 tetorë./presheva.com/