Të nderuar qytetarë,
Vitin që po e lëmë pas ishte vit i vështirë e diskriminues për shqiptarët. Ishte vit i rëndë për fëmijët shqiptarë dhe familjet e tyre, diskriminues për mjekët shqiptarë, dëshprues për të rinjtë, bujqit dhe afaristët.
Ishte vit ku qytetarë të shumtë luftuan për sigurimin e gjërave elementare: për ujë, për furnizim me rrymë elektrike, e për kujdes shëndetësor.
Viti 2020 do të jetë vit i juaji. Ju me dorën tuaj do të vendosni se si doni ta shihni të ardhmen tuaj. Nëse do të vazhdoni të përballeni me problemet e njejta që ju shoqëruan në vitin 2019, apo të jetoni një jetë me dinjitet.
Me shpresën se viti 2020 do të jetë vit i bashkimit, i shpresës, dhe i dinjitetit ju urojmë shëndet dhe mbarësi në vitin 2020.
Për ditët e mira që po vijnë, për një jetë me dinjitet,
Gëzuar 2020. thuhet në urimin e PD-së./presheva.com/