SHPËRNDAJE

Në këtë ditë të shënuar të historisë sonë më të re, urojmë popullin e Republikës së Kosovës në 12 vjetorin e Pavarësisë.

Shtatmbëdhjetë shkurti i vitit 2008 na kujton sendërtimin e aspiratave të gjeneratave të shumta të popullit shqiptar në ish-Jugosllavi për të bërë Kosovën shtet të pavarur shkruan në fb kryetari i degës së APN- së në Bujanoc, Arbër Pajaziti.

Me këtë rast, urime i përcjellim edhe institucioneve kosovare, subjekteve politike, Forcës së Sigurisë, pjesëtarëve të policisë dhe të gjitha organizmave tjerë të nivelit shoqëror dhe joqeveritar.

Padyshim, është koha të kujtojmë edhe diasporën tonë e cila u gjend në ballë të shumë proceseve, e mbi të gjitha kujtojmë dëshmorët e lirisë, invalidët dhe të gjithë ata që sakrifikuan për të arritur deri në këtë ditë shkruan në fb kryetari i degës së APN- së në Bujanoc, Arbër Pajaziti./presheva.com/