SHPËRNDAJE

Ushqime

Shikimi është një element delikat në organizmin e njeriut, është e rëndësishme që ne të konsumojmë sa më shumë fruta e perime, të cilat na vijnë në ndihmë. Më poshtë është paraqitur një listë me frutat dhe perimet që kanë përmbajtje më të madhe vitaminash;

Molla, karrota dhe panxhari
Karrotat kanë përmbajtje të lartë të beta-karotenit, i cili konvertohet në vitamin A, vitaminë shumë e rëndësishme për shëndetin e syrit. Panxhari përmban lutein dhe zeaxanthin të cilat mbrojnë shëndetin. Mollët janë të pasura ne=ë bioflavonoids, element i njohur për shëndetin e syrit.

Brokoli, Spinaqi dhe lakra jeshile
Lakrat jeshile,spinaqi, dhe brokoli janë të pasura me antioksidante dhe ndihmojnë në përmirësimin e shikimit. Njësoj si panxhari ato përmbajnë lutein dhe zeaxanthin dhe kanë aftësi të absorbojnë dritën blu e cila mund të jetë e dëmshme për retinën.