SHPËRNDAJE

Ushqimet

Studimet e zhvilluara së fundi kanë treguar se disa ushqime duhet t’i shmangim në qoftë se duam të plakemi me dinjitet. Këtu është një listë e ushqimeve që duhet të reduktohen në minimum nëse nuk keni fuqi për shmangien e tërësishme të tyre:

– Sheqeri: Ka disa arsye pse konsumimi i sheqerit na bënë më të moshuar. Sheqeri lidhet me kolagjen duke e bërë lëkurën joelastike. Humbja e elasticitetit të lëkurës i kontribuon rrudhave të thella dhe pamjes së vjetër.

– Kripa: Kripa dehidraton trupin dhe kur jemi të dehidruar, bëhemi të lodhur dhe dukemi ashtu. Çfarë të themi më tepër, kripa e tepërt ndikon negativisht në veshka, duke shkaktuar tensionin e lartë të gjakut dhe pengon metabolizmin e kockave.

– Kafja: Kafja dhe produktet që përmbajnë kafeinë gjithashtu dehidratojnë trupin, duke bërë të dukeni të lodhur dhe të molisur.

– Yndyrat e ngopura: Ashtu sikur sheqeri, sasia e tepërt yndyrës së ngopur e bën lëkurën joelastike dhe të trashë. Yndyrat e ngopura, të cilat janë produkt i procesit të hidrogjenizimit në industrinë ushqimore (margarina e cila gjendet në pothuajse të gjitha ushqimet e lehta dhe ato të skuqura), ngushton dhe mbyll enët e gjakut duke bërë që lëkura të duket më e vjetër.

– Alkooli: Pirja e tepërt e alkoolit dehidraton trupin, shkakton rrudhat, humbjen e kolagjenit, skuqje dhe ënjtje.

– Karbohidratet: Konsumi i tepruar i karbohidrateve mund të dëmtojë kolagjenin, thonë ekspertët. Nëse asgjë tjetër, zvogëloni konsumimin e bukës së bardhë dhe makaronave të bardha duke i zëvendësuar në tërësi.

– Pijet e gazuara: Pijet e gazuara me përmbajtje të lartë të sheqerit, gjithashtu kanë veprim dehidratatues në trup duke shkaktuar lodhje dhe pamje të molisur.