SHPËRNDAJE

Arra

Kolesteroli në nivel të lartë bëhet problem për organizmin e njeriut, prandaj është e rëndësishme që ne të bëjmë kujdes në atë se çfarë konsumojmë.

Ekzistojnë disa produkte ushqimore të cilët ndihmojnë në uljen e nivelit të tij në organizmin tonë si;

Miell tërshëre
Mielli i tërshërës përmban fibra të tretshme të cilat ulin nivelin e kolesterolit të dëmshëm. Fibra të tretshme përmbajnë edhe molla, dardha, gruri dhe kumbullat e thata.

Peshku
Ju mund të mbroni zemrën tuaj duke konsumuar peshk i cili përmban acidet yndyrore omega- 3. Këta acide ulin rrezikun e presionit të gjakut dhe të mpiksjes së tij. Ndërsa te personat që kanë kaluar më parë infarkt vaji i peshkut pakëson rrezikun e vdekjes.

Arra
Arra e cila është e pasur me acide yndyrore të pangopur ndihmon në shëndetin e enëve të gjakut, konsumimi i tyre ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit që përmban sasi të mjaftueshme antioksiduese ul kolesterolin e dëmshëm por nuk ndikon tek kolesteroli i mirë. Dy lugë vaj ulliri në ditë mbrojnë zemrën, atë mund ta përdorni dhe në gjellë, sallata apo në mëngjes.