SHPËRNDAJE

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi, ka publikuar në profilin e saj në Facebook, një video të ekspeditës së saj në South Face.

“Kjo është një video e shkurtër nga ekspedita jonë në South Face, e derisa të mund t’i vendos të gjitha së bashku, po e ndaj tani vetëm këtë. Shumë njerëz më kanë pyetur se si ishte ekspedita në Faqen Jugore. Nuk ishte aspak e lehtë – e di – por ishte rruga më e bukur dhe njëherit më e vështirë për t’u ngjitur”, ka shkruar Uta në profilin e saj.

“Lhotse – majën e katërt më të lartë në botë e kam ngjitur në vitin 2018… ndërkohë rruga të cilën kam tentuar me e ngjit, është rrugë e re e ngjitjes në Faqen Jugore, rruga e Jerzy Kukutzka (alpinist polak i cili e ka humb jetën në këtë shteg)”, ka thënë për Telegrafin.

Ekipi dhe Uta kanë arritur deri në Kampin e 3 dhe 4 (7800m – 8200m) lartësi mbidetare, dhe për shkak të motit të keq (ortekëve dhe shembjes se gurëve) ekipi ka vendosur ta ndërpret ekspeditën.

Përveç kësaj, këtë ekspeditë e kanë përcjell ekipet e National Geographic të cilët janë duke e bërë dokumentarin për këtë ngjitje.

Ndryshe Uta Ibrahimi është femra e parë nga Kosova që e pushtoi Everestin.

This is a short video from our expedition to Lhotse South Face … till I will be able to put all of them together, I am sharing just this one …Many people have been asking me how was the expedition on Lhotse South – more or less, this was our every day route …It wasn't easy at all – I know – but it was the most beautiful and difficult route to climb ever <3C1 to C2 / around 7000 meters altitude.Lhotse South, I miss and love you already!I need to be back soon <3#LhotseSouth #Lhotse #Utalaya #Himalaya Utalaya

Gepostet von Uta Ibrahimi am Dienstag, 4. Juni 2019