SHPËRNDAJE

SHBA kanë fituar Kupën e Botës në Kampionatin Botëror për gra që u zhvillua në Francë.

Vajzat amerikane mposhtën Holandën në finale me rezultat 2-0, shkruan Indeksonline.

SHBA kaloi në epërsi në minutën e 61-të me golin e Megan Rapinoe nga penalltia. Fillimisht nuk u referua penallti, por pasi u shikua VAR gjyqtarja vërejti një ndërhyrje të palejuar.

Rezultatin e dyfishoi Rose Lavelle në minutën e 69-të me një gol shumë të bukur.

Ky është triumfi i katërt i SHBA-së në Kupën e Botës, në tetë organizime deri më tani.

Holanda duhet të kënaqet me vendin e dytë, derisa Suedia dje ka mposhtur Anglinë dhe ka fituar medaljen e bronztë.