SHPËRNDAJE

Për çfarë lloj vaksine bëhet fjalë?

Kjo vaksinë u zhvillua nga Qendra Kombëtare e Kërkimeve Ruse “Gamalej”, dhe gjatë prodhimit të saj u përdorën grimcat e vdekura, bazuar në adenovirus.

Drejtori i Gamalejaas, Aleksandar Gincburg, theksoi se nuk ka nevojë për brengë shëndetësore, sepse këto grimca në vaksinë nuk mund të riprodhohen..

Emri klinik i vaksinës është Gam-COVID-Vac Lyo, por ai u emërua “Sputnik V”, në bazë të satelitit të parë artificial të Tokës nga 1957.

Si kaluan studimet klinike?

Sipas Indian Express, tani për tani, zyrtarisht janë njoftuar rezultatet e vetëm fazës së parë të provës klinike të vaksinës tek njerëzit. Filloi në 17 qershor dhe morën pjesë 78 persona, 38 prej të cilëve morën vaksinën.

Një javë më parë, Gamalej njoftoi se provat klinike kanë përfunduar, por ende nuk është e qartë nëse të tre fazat janë në fjalë, apo vetëm faza e dytë, e cila zakonisht kërkon disa muaj për të përfunduar.

Megjithatë, më herët, kishte indikacione nga Rusia që testimi i fazës III, i cili duhet të tregojë efektivitetin e vaksinës në situata të jetës reale, do të mbahet vetëm pas miratimit rregullator të vaksinës.

Si ndikon vaksina në trupin e njeriut?

Tani për tani, dihet, të paktën sipas pretendimeve të mediave ruse dhe raporteve zyrtare nga Gamaleja, se është e mundur të keni një temperaturë të ngritur të trupit kur e merrni këtë vaksinë.

Gincburg theksoi se në disa nga të ekzaminuarit, temperatura u ngrit në 38 gradë në fazën e parë, por gjithçka që u zgjidh shpejt, me një tabletë paracetamol.

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vajza e tij ishte gjithashtu një nga të testuarit.

“Një nga vajzat e mia mori një vaksinë të tillë. Në atë kuptim, ajo mori pjesë në eksperiment. Pas vaksinimit të parë, ajo kishte një temperaturë prej 38, ditën tjetër pak më shumë se 37, dhe kjo është kjo,” shpjegoi Putin.

Kur mund të presim që ajo të dalë në shitje dhe kush do ta marrë atë së pari?

Zëvendëskryeministrja Ruse Tatiana Goljikova ka premtuar se “prodhimi industrial” i vaksinës do të fillojë në shtator.

Ministri rus i Shëndetësisë Mikhail Murashkov tha se punonjësit e shëndetit do të marrin vaksinën edhe këtë muaj, dhe se duhet të presim vaksinim masiv në tetor.

Njerëzit të cilët marrin vaksinën e re ruse kundër Covid 19 do të jenë imun ndaj koronavirusit deri në dy vjet, njoftoi Ministria e Shëndetësisë Ruse/presheva.com/