SHPËRNDAJE

Dozat e para arrijnë këtë javë, ja kush do ta marrë i pari dhe përse është më e rëndësishme se kurrë më parë
Sipas gjitha paralajmërimeve dozat e para të vaksinës kundër gripit do të arrijnë shumë shpejtë, qysh nga fillimi i tetorit.
Vaksinimi këtë it për nga shumëçka është specifike. Do të ketë doza më shumë se kurrë më parë, për herë të parë pas 14 viteve kemi edhe vaksinën vendore, e gjith kjo po ndodh përderisa pandemia e virusit korona po egërsohet në tërë botën.
Këtë vit kryesisht për shkak të pandemisë së lartcekur ka interesim të jashtëzakonshëm për vaksinën kundër gripit sezonal, shkruan Blic.
Parasegjithash per shkak se popullata ka frikë nëse Covid-19 i shoqërohet gripit sezonal çka do të ndodhë atëherë. Sipas gjitha gjasave të parët që do të vaksinohen janë të sëmurit kronik, të moshuarit dhe pastaj fëmijët dhe kështu me radhë.