SHPËRNDAJE

Valon Arifi, aktivist i të drejtave të njeriut ka reaguar ndaj asaj, siq ai thot “racizmit të Komunës së Bujanocit” ndaj komunitetit rom.

Ndarja në klasë të veçantë për nxënësit rom në Shkollën Fillore Branko Radicevic, pastaj së fundi edhe ndarja e fondeve për klubet sportive në Bujanoc po paraqet diskrimin të drejtpërdrejt ndaj bashkë qyetarëve rom” shprehet Arifi.

“Komuna e Bujanocit, rrespektivisht kryetari Kamberi duhet të marr masa, ne nuk duhet tolerojmë që në qytetet tona të promovojmë diskriminimin etnik, apo racizëm të drejtpërdrejt ndaj tyre. Bujanoci e Presheva duhet të jenë model për bashkëjetesë e barazi qytetare” thekson Valon Arifi, aktivist i të drejtave të njeriut nga Presheva, derisa fton komunitetin rom të kenë organizim e aktivizim për të drejtat e tyre.

Bëjmë me dije se në ndarjen e fondeve për Klubet Sportive në Bujanoc, Kf Zufo si klubi më i suksesshëm futbollistik themeluar nga romët i janë ndarë mjete gati sa 1e 3-ta e klubeve futbollistike serbe e shqiptare thuhet kështu në reagimin e Valon Arifit, aktivist i të drejtave të njeriut./presheva.com/