SHPËRNDAJE

Të enjtën hapen dyert e Shtëpisë së Kulturës Abdulla Krashnica në Preshevës ku do të vazhdojë funksionimi normal i punës dhe aktiviteteve në këtë institucion konfirmoi sot në intervistën për portalin preshevacom drejtori, Valon Nuhiu.

Në studion e preshevacom ai ka dhënë detajet lidhur me arsyeshmërinë e bllombimit të shtëpisë së kulturës ditën e premte duke potencuar se e tërë kjo është bërë për shkak të mos përfilljes ligjore me vite të tëra që ka pasur për obligim kjo ndërtes të ketë aneksin për situata të rrezikut. Pushteti i Ragmi Mustafës nuk ka zbatuar kërkesën që i është drejtuar nga institucionet përkatëse për rregullimin e legalizimit të objektit që deri sot ishte kontestuese, problem ky që ka koston prej 17.000 eurosh tha ndër të tjera drejtori Nuhiu.

Nga java e kaluar kanë filluar angazhimet intenzive për zgjidhjen e këtijë problemi duke bërë parapërgatitjet teknike që kjo çështje njëherë e npërgjithmonë të rregullohet. Nga dita e enjte punën e rifillojnë me normalitet edhe punëtorët e Bibliotekës Mehmet Jusufi dhe të Radiotelevizionit Presheva./presheva.com/