SHPËRNDAJE

Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk vazhdon ta sheh Manchester Cityn si një kundërshtar të fortë të Liverpoolit për titullin e kampionit. Ai thotë se skuadra e tij duhet të mbajë nivelin e edicionit të kaluar dhe mundësisht të jap më tepër në mënyrë që të luftohet për titull.

“Çdo tifoz i Liverpoolit e ëndërron titullin e Premier League. Te gjithë e presin atë. Ishim afër sezonin e kaluar por fatkeqësisht nuk e prekëm. E vetmja gjë që mund të bëjmë është të luftojmë përsëri.

“Vitin e kaluar humbëm vetëm një ndeshje por në fund City ishin pak më të mirë se ne. Duhet ta respektojmë këtë” deklaroi van Dijk.

Liverpooli ndeshjen e parë të sezonit e zhvillon me 9 gusht kundër Norwichit.