SHPËRNDAJE

DiMaria-Karton

Louis van Gaal ka kritikuar anësorin argjentinas Angel di Maria.

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal ka kritikuar Di Marian duke thënë se ai nuk është aq i mençur.

Di Maria u përjashtua me karton të kuq në ndeshjen kundër Arsenalit në kuadër të FA Cup, ku skuadra e tij u eliminua, pasi u mposht me rezultat 2:1.

“Ne duhet t’i shohim të gjitha vendimet e këtij gjyqtari. Unë dua ta shoh të përsëritur se si ai ka vendosur dhe në çfarë mënyre. Por unë edhe Di Maria e dimë se ne nuk duhet t’i prekim gjyqtarët. Kjo nuk është aq e mençur nga ana e tij”, tha Van Gaal.