SHPËRNDAJE

Rooney-Falcao

Trajneri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal, e ka përkrahur Wayne Rooneyn, me shpresë se futbollisti anglez do ta frymëzojë skuadrën e tij për fitore kundër Arsenalit në Kupën FA.

Rooney i ka ndihmuar “Djajtë e Kuq” për të mposhtur Arsenalin më herët gjatë këtij edicioni, kur shënoi golin e fitores (2:1). Këto dy skuadra do të takohen sonte sërish (20:45), por kësaj radhe në gjysmëfinale të kupës FA, derisa Louis Van Gaal shpreson se Rooney do t’i gëzohet këtij trofeu, të cilin nuk e ka fituar asnjëherë deri më tash.

“Nuk e di se si do ta motivojë skuadrën në zhveshtore Rooney, por mendoj se do të duhet ta bëjë këtë pasi edhe vetë është shumë i motivuar”, ka theksuar Van Gaal.