SHPËRNDAJE

Varane

Qendërmbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane mund të transferohet në Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës për 55 milionë euro.
Raphael Varane spekulohet se do të largohet nga Real Madrid, pas përfundimit të këtij sezoni.
Edhe pse ka kontratë afatgjate në Santiago Bernabeu, e ardhmja e qendërmbrojtësit francez mund të jetë larg nga gjiganti spanjoll.
Madje, Varane mund të ribashkohet me ish trajnerin e tij nga Real Madrid, Jose Mourinho, i cili është i gatshëm ta mirëpres në Chelsea.
Në fakt, portali spanjoll “Fichajes”, ka bërë të ditur se Blues janë të gatshëm të paguajnë deri në 55 milionë euro për transferimin e Varane, gjatë afatit kalimtar të verës.