SHPËRNDAJE

Kanë vazhduar polemikat në distancë, mes të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.

Në rrjetin social Facebook Mustafa dhe Lekaj i kanë reaguar njëri-tjetrit.

Derisa i fundit është postimi i Mustafës që ndër të tjera Lekajn e quan edhe kriminel.

“Zoti Minister Lekaj, unë vajtoj dhe ndjej dhembje për njerëzit që po vriten në rrugë nga ata që zyrtarët e ministrisë tuaj dyshohet se po ua shesin lejet e vozitjes, pa provim. Vetëm kriminelët mund të sillen me shpërfillje në këtë situatë”, ka shkruar Mustafa.

Më herët ishte Lekaj që iu kundërpërgjigj një reagimi të Mustafës i cili i sugjeron që më mirë të merret me zyrtarët e arrestuar për korrupsion se sa me opozitën.

Ndërsa Lekaj i ka thënë Mustafës se LDK nuk di asgjë tjetër përveç se të vajtojë duke ia përmendur këtu edhe karriget si argument që kohëve të fundit në disa nëndegë të kësja partie ka pasur rrahje me karrige.