SHPËRNDAJE

Gjatë këtyre ditëve po vazhdojnë punimet në ambientet e shkollës fillore prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë.

Punëkryesi ka marrë obligimet nga drejtues të pushtetit lokal që gjatë kësaj periudhe kohore sa janë nxënësit dhe mësimdhënësit në pushime verore të kryhen punët që kanë të bëjnë me aspektin infrastrukturorë, thuhet nga drejtues të pushtetit lokal.

Sipas tyre rregullimi i hapësirave shkollore në komunën e Preshevës ishte prioritet për kryetarin e komunës, Shqipim Arifi i cili pati premtuar se shkollat në komunën tonë do të jenë me standarde evropiane në mënyrë që edhe fëmitë tanë të kenë kushte të mira për vijueshmërinë e procesit edukativo- arsimorë./presheva.com/