SHPËRNDAJE

Drejtoria e Shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë ka publikuar një informat në të cilën thuhet.

Të nderuar nxënës dhe profesorë të SHMT “PRESHEVA” ne Preshevë, për shkak të situates së krijuar, jemi të obliguar të vazhdojmë mësimin në distancë (online).

Nga mënyrat e mundshme të realizimit të mesimit, vendosëm që këtë ta realizojmë duke përdorur rrjetin social facebook, si më të thjeshtin dhe më të njohurin për përdorim.

Kemi krijuar grupe për çdo klasë (vetëm për shkollen tonë), ku duhet të anëtarësohemi vetëm në klasat ku mësojmë si per nxënësit, profesorët dhe kujdestarët e klasëve përkatëse. Në këto grupe, çdo profesorë do të shpërndaj material mësimor në perputhje me planprogramin mësimor, duke aplikuar metodat pedagogjike për procesin e mësimdhënies.

Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit që ligjerojnë në klasët përkatëse, duhet të aplikojnë për anëtarësim në grupet (linqet) e poshtëshënuara (Join), dhe që nga nesër, nxënësit mund ti pranojnë mësimet e tyre.

Luteni që këtë postim ta shpërndani, në mënyrë që askush të mos mbetet pa imformacion.

Suksese dhe NA PRIFT E MBARA thuhet në informatën e drejtorisë së Shkollës së mesme teknike Presheva në Preshevë./presheva.com/