SHPËRNDAJE

Vazo

Një vazo kineze e cila është 700 vjeçare pritet të rrijë çmimin prej mbi 7.7 milion dollarë, në një ankand në qytetin kinez të Hong Kongut. Kjo vazo është pjesë e koleksionit të dinastisë Sung, e njohur për një sërë enësh qeramike që datojnë prej 900 vjetësh. Enët e shitura nga kjo epokë, kanë vendosur gjithnjë rekord botëror. Ekspertët që vlerësuan vazon thonë se ajo është e rrallë dhe punimi i saj është vërtet i vështirë.
“Ka glazurë shumë tërheqëse dhe e bukur. Forma është e rrallë, tetëkëndëshe dhe ka qenë shumë e vështirë për ta përpunuar në kohën e dinastisë së Sungut. Kështu që është shumë e komplikuar teknikisht për të krijuar diçka të tillë”, tha Julian King, specialist ndërkombëtar arti.
Vazoja e cila është origjinale, e krijuar posaçërisht për oborrin e perandorit, pritet të jetë një sfidë për koleksionistët. Ajo do të ekspozohet në ankand, më 7 prill.