SHPËRNDAJE

Një 11- vjeçar ka vdekur pasi hëngri një çokollatë e cila për të ishte e ndaluar.

Raffi Pownall u sëmur pasi hëngri katër pjesë të çokollatës ‘Morrisons’, të cilën ia dha babai i tij Thomas Pownall, të cilën e bleu në një dyqan të lirë.

Thomas kishte lexuar për përmbajtjen e kësaj çokollate e cila shkruante se ishte pa sheqer, por që në të vërtetë përmbante pluhur qumështi, shkruan The Sun.

 The youngster, pictured with his mum Ayesha Pownall, died after eating the Morrisons bar

Ai u përpoq të ndihmonte djalin e tij duke i dhënë atij aparatin e tij të frymëmarrjes dhe “EpiPen” para se të bënte thirrje për një ambulancë, por thuajse ishte tepër vonë.

Pas ekzaminimeve doli se ai vdiq nga anafilaksia, ku edhe i shkaktoi reagim të ashpër.

Baba i Raffi’t tha se bëri gjithçka që mundi pasi e pa reagimin, por e pati të pamundur të shpëtoi djalin e tij.