SHPËRNDAJE

Autoritetet belge e kanë konfirmuar rastin e parë të vdekjes nga koronavirusi i ri, Kovid-19, në vend.

Bëhet fjalë për një pacient 90 vjeçar i hospitalizuar në Bruksel.

“Dhe përskaj të gjithë kujdesit mjekësor, sot vdiq pacienti 90 vjeçar”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Magi De Blok.

Belgjika ende ndodhet mes fazës së dytë dhe të tretë të sigurisë në lidhje me pandeminë, tre rajone nuk arrin të përputhen për masat.

Derisa Brukseli dhe Ualonia ndërmarrin masa më të rrepta si anulimi i tubimeve me mijëra njerëz në hapësira të mbyllura, autoritetet në rajonin veriore Flandria kanë drojë për pasojat ekonomike nga masat e këtilla.