SHPËRNDAJE

David Hedison, i njohur më së miri për rolin e Felix Leiter me të cilin u paraqit në dy filma të seris James Bond, ka vdekur në moshën 92 vjeçare.

Ai së pari ka luajtur në filmin e Bond në vitin 1973 ‘Live and Let Die’, për tu rikthyer 16 vite më vonë në rol përkrahë Timothy Dalton në vitin 1989.

Vdekja e tij u bë e ditur nga vajzat e tij Alexandra dhe Serena.

“Babi ynë ka sjellur argëtim dhe humor ngado që ka shkuar dhe këtë e ka bërë me shumë stil”, kanë shkruar vajzat në njoftim.