SHPËRNDAJE
Ditë më parë është vënë në funksion linja e tensionit të lartë nga fsh. Corroticë në drejtim të fshatit Raincë.
Edhe pse ishte ndërtuar vite më parë, për shkak të demtimeve të shkaktuara të kabllit nëntokësor nga persona të panjohur, fatkeqësisht nuk ka arritur të shfrytëzohet. Komuna e Preshevës përmes kërkesave zyrtare drejtuar EPS-it, ka insistuar që kjo linjë të vihet në përdorim, në mënyrë që furnizimi me rrymë i fshatit Raincë, të jetë më kualitativ, pasi të njejtit kanë hasur probleme në vazhdimësi.
EPS-i ka angazhuar ekipe dhe pajisje speciale për detektimin dhe eliminimin e dëmtimeve të kabllit nëntokësor, duke arritur të detektojë dhe evitojë defektet, si dhe të vë në funksion këtë linjë elektrike.
Vënia në përdorim e kësaj linje elektrike ka shkurtuar gjatësinë e linjës së tensionit të lartë në drejtim të fshatit Raincë, pasi deri më tash linjat e tensionit të lartë në drejtim të fshatit Raincë, kanë kaluar nga fshatërat poshtë Korridorit X, gjë që ka ngarkuar tej mase furnizimin me energji elektrike këtë linjë, ku më së tepërmi e ka pësuar fshati Raincë, si stacion i fundit.
Shpresojmë që tani e tutje të kemi përmirësim në furnizimin me energji elektrike të fshatit Raincë, që amvisëritë dhe kompanitë prodhuese lokale, të mos hasin në mungesë të energjisë elektrike./presheva.com/