SHPËRNDAJE

Kryetari i sapo emëruar i degës së APN- së në Preshevë, Veli Mustafa ka falemderuar kryetarin, kryesinë dhe anëtarët e partisë që i dhan besimin për kryetarë dege në Preshevë.

Në letrën falemderuese thuhet: Enderuara Kryesi e degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë, i/e nderuar/a votues/e që përkrahe dhe po e përkrah ndryshimin në vendin tonë.

Ju faleminderoj të gjithëve për besimin që po ma jepni te jem Kryetar i degës së Alternativës për Ndryshim në Preshevë.

Do ta rrespektoj dhe do ta vlersoj deri në fund këtë besim që mora sot nga ju. Unë, që nga themelimi Alternativës për Ndryshim jam munduar të kontriboj në procesin e ndryshimit në Luginën tonë, ndërsa tash po obligohem edhe më shumë dhe ua jap fjalen se bashkëpunimi në mes nesh do të jetë edhe më i madh.

Krejt në fund dua ta ceki edhe një gjë, për hirë të besimit që ma keni dhënë dhe për nderë të parimeve të partisë sonë dhe për nderë të postit tim, Unë nga sot do të jap dorëheqje nga posti i Sekretarit të Fondit për Qëllime Humanitare në komunën e Preshevës.

Dorëheqjen time do ta dorëzoj nesër në mëngjes tek sekretariati i kuvendit komunal dhe do të kërkoj procedim të menjëhershëm që të pranohet doreheq’ja ime.

Faleminderoj Kryetarin z. Shqiprim Arifin, faleminderit të gjithëve edhe njëherë dhe procesin e ndryshimit te cilin e kemi filluar së bashku besoj dhe shpresoj se do ta vazhdojmë me shumë suksese thuhet kështu në postimin e kryetarit të degës së APN- së në Preshevë, Veli Mustafa./presheva.com/