SHPËRNDAJE

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj duke analizuar qëndrimin e Ilir Metës për çështjen e zgjedhjeve tha se ky qëndrim e nxori kreun e shtetit jashtë shinave unifikuese, madje edhe ka edhe konflikt interesi brenda pasi duhet të vendoste për gruan e tij.

“ Si mund të mbante qëndrim tjetër Meta, kur këshillohet gjithë ditën nga Petrit Vasili e Fahri Balliu?”. Pyeti kryebashkiaku me ironi retorikisht, duke shtuar se qëndrimi më dinjitoz i ditës së nesërme të Presidentit të Republikës do të ishte dorëheqja e tij.

Ndërkaq, duke komentuar radikalizimin e qëndrimit të Metës, Veliaj tha se është marrë pasi janë parë hallet e Vasilit e Berishës që nuk kanë marrë vizë amerikane. “E di si i thonë kësaj: Ra faja nga fiku e ra si top llastiku”, citoi një këngë të vjetër tiranase kryebashkiaku i kryeqytetit, ndërkohë që shtoi se Meta ka bërë autogol politik.