SHPËRNDAJE

Ekzistojnë disa vende në Europë të cilët njihen si destinacionet më të mira për të pushuar. Në një anketë të bërë nga Guardian e Britanisë rezulton se këto janë vendet më të poreferuara në për pushime;

Bolonja
Bolonja, Itali

Bolonja në Itali, një vend i cili është i njohur falë kulturës, kafes dhe restoranteve të mira.

Nice, në Francë, i vendosur në bregdetin e Detit Mesdhe , Nice ofron qetësi dhe shijoni pamjen e mrekullueshme. Dashamirët e artit nuk do të jenë të zhgënjyer nga galeritë e dhe muzetë e shumta përfshirë edhe muzeun e piktorit fantastik Matisse i cili ka jetuar në këtë qytet deri ne vdekjen e tij.

Alghero në Itali është një qytet mesjetar në veri të Sardenjës që paraqet një përzierje intriguese e arkitekturës spanjollo- maure ku dhe turistët lavdërojnë plazhet e bukura dhe të pastër.

Sarajeva në Bosnjë dhe Hercegovinë
Për shkak të kafeneve dhe restoranteve të shumta me ushqim të mirë, mikpritjes së banorë dhe atmosferës miqësore, shumë britanikë në Sarajevë e kanë deklaruar qytet të preferuar.

Lubjana në Slloveni, është përshkruar si ” një vend i qetë dhe i këndshëm , me shëtitore të bukura, njerëz miqësorë, birrë dhe mish të mirë”. Adhuruesit e artit mund të vizitojnë Galerinë kombëtare, me fotografi të piktorëve më të spikatur të Sllovenisë dhe Muzeu i Artit.

Granada në Spanjë, njihet si cudia e botës ku përveç Alhambra që është e pashmangshme,mund të vizitoni El Banjuelo, hamamin arab nga shekulli XII, dikur pjesë e xhamisë Mezquita del NOGAL nga shekulli XI.

Sofja në Bullgari, britanikët pretendojnë se këtu mund të shihen rrënojat romake dhe kishat e stilit bizantin, banjat me ushqim të mirë dhe një numër të shumtë të kafeneve dhe restoranteve.

Selanik në Greqi, gjatë vizitës turistët kanë mundësi që të vizitojnë kishën e Shën Dhimitri dhe Kisha e Shën Sofisë, harkun e Galerisë dhe ndërtesën rrumbullake, monumentet më të vjetra nga periudha romake, si dhe simbolin më të njohura të qytetit, Kullën e Bardhë .

Vroklav në Poloni, është një qytet i madh i vendosur në perëndim të Polonisë, i vendosur në brigjet e lumit Odër, në vitet e fundit ka përjetuar një bum në aktivitetet kulturore.

Bazel
Bazel, Zvicër

Bazel në Zvicër i themeluar nga kompania zvicerane me emrin e njëjtë, lider botëror në prodhimin e mobilieve dhe i është dedikuar për projektimin e karrigeve të revolucionit industrial deri në shekullin XX.