SHPËRNDAJE

Vendosen tri pompa të reja të digjitalizuara tek rezervuaret e ujit në Zhunicë.

Funksioni i këtyre pompave është shtytja e ujit nga puset e Zhunicës në drejtim të rezervuarit të qytetit tek Kroi i keq të cilat do të rrisin kapacitetin e ujit.

Drejtori i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani ka qëndruar sot në terren për të parë funksionimin e këtyre pompave dhe pajisjeve elektrike moderne i shoqëruar nga drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa.

Sipas tyre tani furnizimi me ujë do të jetë më i mirë në pjesën e poshtme të qytetit.

Ky projekt është realizuar në kuadër të fazës së parë të masterplanit që menaxhohet nga orgizata UNOPS me mjete të ambasadës norvegjeze që kapin vlerën prej 180.000,00 dollarë.

Në kuadër të fazës së parë është paraparë regjenerimi i bunarëve ekzistues ku prej 5 bunareve deri tani në funksion kanë qenë vetëm katër dhe vendosja e gypit kryesorë në gjatësi prej 8 kilometra e që do të bëhet zëvendësimi i atijë që deri më tani ka qenë gyp i azbestit.

Këto punë do të realizohen në sezonin verorë me të cilat edhe bëhet përmbyllja e fazës së parë thonë për portalin preshevacom drejtori i drejtoratit për infrastrukturë dhe çështje banesore, Xhelal Hasani dhe drejtori teknik i Ndërmarrjes Publike Moravica, Eroll Mustafa./presheva.com/