SHPËRNDAJE

Trajneri i Italisë, Giampiero Ventura, ka paralajmëruar skuadrën e tij para ndeshjes me Shqipërinë duke thënë se “nuk do të jetë ndeshje e lehtë”.
“Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë ndaj tyre”, tha fillimisht Ventura.

“Shqipëria do të tentojë të shkruajë histori ndaj nesh. Ata do të jenë të vendosur kështu që ne kemi nevojë që të koncentrohemi maksimalisht. Pres përgjigje për këtë ndeshje”, deklaroi trajneri i Italisë.

“Vetëm kujtoni se çfarë ndodhi në ndeshjen e fundit që u takuam. Besoj se do të kemi mbështetje të madhe nga tifozët dhe pres shumë nga ta në Palermo nesër”, shtoi ai.