SHPËRNDAJE

Vëruni veshin këtyre pesë këshillave të bukurisë për t’u zgjuar fytyrën pas netëve të lodhshme festive…

Ul ënjtjen

Fillimisht, lajeni fytyrën me ujë të ftohtë dhe qo do të ndihmojë çdo lloj të ënjture në të, shumë më tepër sesa uji i vakët. Fshijeni e thajeni dhe me goditje të lehta të mollëzës së gishtit të unazës vendosni lehtë xhelin e syve, që është qetësues.

Hidrato

Lëkura e lodhur duket e pahidratuar, kështu që zbuteni e ushqejeni atë me një krem, shkëlqimi i të cilit do të largojë plogështinë dhe drobitjen. Për një zgjim të fortë të lëkurës së fytyrës, provojeni ta mbani kremin hidratues në frigorifer; ashtu i freskët do të jetë i mrekullueshëm pas netëve të lodhshme.

Mbulo

Edhe pse jeni e lodhur, keni nevojë vetëm për pak energji, sa të mbuloni njollat e kuqe dhe ato të errëta. Filloni me një bazë për makijazh me efekt të lehtë ndriçues e më pas me një korrektor:
* Nën sy
* Në cepin e brendshëm të syve, ngjitur me hundën
* Rreth vrimave të hundës
* Midis vetullave

Kujdesuni ta përhapni lehtë me një sfungjer e të mos krijoni kufij të dukshëm e në fund vendosni edhe pudrën e pasur me minerale, që siguron një mbulim të njëtrajtshëm dhe të lehtë.

Shkëlqe

Pak ngjyrë bën ndryshimin e madh. Vendosni pak nuancë rozë në mollëz a për t’u dhënë gjallëri dhe më pas një prekje menjë shkëlqyes buzësh ngjyrë pink-rozë. Përfundoni me qerpikët dhe një maskara me ngjyrë të thellë ble do t’jua bënte të bardhën e syve më të shndritshme dhe do t’ju jepte një pamje më të këndshëm sesa maskara i zi i zakonshëm.

Vishu, rregullo flokët

Nuk i shpëton dot golfit të zi, por një golf me ngjyrë të çelët e të hapur do t’ju japë një shkëlqim të ngrohtë në fytyrë; do t’ju bëjë të dukeni më e çelur dhe më e qeshur. Për sa i përket flokëve, një bisht i mbledhur lart ose një përdredhje e tyre është shumë më mirë se një kapje poshtë ose çdo lloj lëshimi tjetër, që nuk ju lejon t’ju dalë në pah fytyra.