SHPËRNDAJE

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, përkundër angazhimeve të shumta që ka në karrierë është duke shijuar disa ditë pushimi.

Ajo ka zgjedhur të pushojë në Malibu, ndërsa është së bashku me prindërit e saj, ku thuajse të shumtën e kohës e kalojnë pranë njëri-tjetrit.

Përveç imazheve tërheqëse që Rita solli mbrëmë në bikini, sot është nëna e saj, Vera, e cila publikoi disa fotografi atraktive pranë të bijës dhe bashkëshortit.

“Familja nuk është vetëm një gjë e rëndësishme, është gjithçka”, ka shkruar mes të tjerash nëna e yllit botëror.

Vera po ashtu javën e kaluar solli edhe një sërë imazhesh në bikini, në mënyrë që të solidarizohet me të gjitha gratë që janë të prekura nga kanceri i gjirit.

Ajo dikur ka vuajtur nga e njëjta gjë, e cila arriti ta mposhtë disa vite më vonë.

Nga ana tjetër, Rita po vazhdon të korrë suksese të shumta në karrierë, ku gjatë këtij viti lansoi disa projekte mjaft të suksesshme.