SHPËRNDAJE

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, nga Tirana ka përcjellur edhe një herë mesazhin se askush nuk mund ta ndajë Kosovën.

“Kosova është shtet i pavarur sovran, askush nuk mund ta ndajë Kosoven, as të bëjë Republikë Srpska në Kosovë:, është shprehur Veseli në një konferencë të përbashkët me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Sipas Veselit, uniteti politik është i domosdoshëm në këtë fazë finale të dialogut me Serbinë.

“Nëse jemi bashkë pozitë e opozitë. Nuk mund të na sfidojë askush. Kemi nevojë për unitet. Të jemi bashkë, të dërgojmë edhe opozitën. Në dialog shkojmë me Serbinë jo nga dashuria, por nga pragmatizmi. Kuvendi i Kosovës do të jetë vendi ku në mënyrë transparente do të ndërtohet platforma nacionale e ballafaqimit me Serbinë, pa cenim territori, me integritet territorial siç e kemi shpallur pavarësinë me 2008, dhe pa Republika Srpska”.

Veseli, së bashku me zëvendëskryeministrin, Fatmir Limaj, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Shqipëri. /eo