SHPËRNDAJE

Të gjithë qytetarët që kanë hyrë në Serbi me 14 mars dhe më vonë, vet-izolimi është zgjatur nga 14 në 28 ditë.

Gjatë vikendit ora policore vlen nga ora 15 deri ora 05.

Sipas burimeve policore të presheva.com, në komunën e Preshevës, ora policore është duke u rrespektuar maksimalisht dhe qytetarët tashmë janë vetëdijësuar.

Sipas të njetit burim, 48 orët e fundit thuhet se nuk ka pasur raste të cilët kanë thyer rregullat e orës policore./presheva.com/