SHPËRNDAJE

Është mbajtur mbledhja e dytë e Shtabit të Emergjencave të komunës së Preshevës ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e shtabit, përfshirë këtu udhëheqësit e administratës komunale, drejtorët e institucioneve publike dhe kryeshefi i shtabit për situata të jashtëzakonshme për rrethin e Pçinjës.

Kryeshefi i drejtoratit për situata të jashtëzakonshme, Nexhmedin Ahmedi për portalin preshevacom ka konfirmuar se në këtë mbledhje u aprovua Plani operativ për ndërmarrjen e masave preventive për mbrojtjen nga zjarri në hapsirën e hapur dhe zjarreve në pyje, Informimi i qytetarëve mbi obligimet e ndërmarrjes së masave për mbrojtje nga zjarret dha bashkëpunimi me mediumet, organizimi i mbledhjes me kryetarët e BL, të besuarve të SC dhe ndihmësit e tyre me qëllim të informimit dhe dëmin nga dhezja e zjarreve në hapsirën e hapur.

Kurse pika e fundit kishte të bënte me konkluzionin mbi ndryshimet e përbërjes së ekipeve profesionale- operative të shtabit komunal për emergjenca në Preshevë. Ahmedi ka potencuar se vetëm gjatë muajit mars të këtijë viti në komunën e Preshevës ka patur mbi 200 intervenime për shuarjen e zjarreve të shkaktuar nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Këtë vit kalendarik sipas zyrtarëve komunal do të ketë komunikim më të afërt dhe bashkëpunim më të mirë me drejtues të bashkësive lokale dhe me shtabin komunal për situata të jashtëzakonshme duke përfshirë këtu të gjithë drejtoratet e institucioneve, komunën e Preshevës, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe ate të zjarrfiksëve për të intervenuar në kohë në rast të ndonjë situate emergjente./presheva.com/