3.9 C
Presevo, Serbia
06.12.2020
Ballina Lifestyle Vetëm për një javë Elon Musk është pasuruar me 2.1 miliardë dollarë

Vetëm për një javë Elon Musk është pasuruar me 2.1 miliardë dollarë

SHPËRNDAJE

Elon Musk e nisi javën me prezantimin e fabrikës së Teslas në Shanghai, duke vallëzuar me entuziazëm me këngën e yllit të popit Grimes.

Në fakt, shefi ekzekutiv dhe themeluesi i Teslas ka plot arsye për të qenë në një gjendje të tillë shpirtërore.

Stoqet e Teslas janë ngjitur fuqishëm qëkur kompania zbuloi javën e kaluar modelin e përfunduar në Kinë, i cili u hodh në treg më shpejt se sa pritej. Kompania regjistroi gjithashtu një rekord të shitjeve të automjeteve prej 112 mijë njësi, duke tejkaluar edhe parashikimet e analistëve.

Aksionet u rritën me 13 për qind brenda javës, duke e rritur vlerën neto të pasurisë së Musk me 2.1 miliardë dollarë. Tashmë pasuria e tij rezulton me mbi 30 miliardë dollarë dhe miliarderi 49-vjeçar aktualisht është personi i 23-të më i pasur në botë.

Musk zotëron gati 22 për qind të aksioneve të Teslas, që përbën afërsisht gjysmën e pasurisë së tij. Ai gjithashtu ka rreth 12.5 miliardë dollarë aksione në SpaceX, ndërmarrja e tij private e hapësinore, e njohur për raketat e ripërdorshme.