SHPËRNDAJE

Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar disa nga momentet kur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, para se të vinte në pushtet kishte reaguar ndaj proceseve të ndryshme, sikurse marrëveshja kufirit mes Kosovës e Malit të Zi.

Në këtë video, shihet kryemnistri Ramush Haradinaj, duke dhënë deklarata të ndryshme, për liberalizimin e vizave, për kufijtë e Kosovës dhe korrigjimin e tyre.

Lëvizja Vetëvendosje përmes kësaj videoje ka kërkuar nga kryeministri që të jap përgjegjësi siç kanë thënë VV për mashtrimet që i ka bërë.

“Ramush Haradinaj duhet të japë përgjegjësi edhe për mashtrimet që ka bërë edhe për faktin nëse është mashtruar”, ka shkruar Vetëvendosje në Facebook.

Ndryshe sot janë bërë një vit kur Kuvendi i Kosovës miratoi ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Ramush Haradinaj duhet të japë përgjegjësi edhe për mashtrimet që ka bërë edhe për faktin nëse është mashtruar.

Ramush Haradinaj duhet të japë përgjegjësi edhe për mashtrimet që ka bërë edhe për faktin nëse është mashtruar.

Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Donnerstag, 21. März 2019