SHPËRNDAJE

Lajthia

Lajthia është një frytë i thatë i cili ka një sërë vlerash ushqyese, ajo përveçse mund të përdoret si një lëndë e parë ushqyese ka dhe raste kur ne mund ta përdorim atë në mënyrë të përpunuar në ëmbëlsira të ndryshme.
Fruta e lajthisë përmban rreth 60 për qind vaj, albuminë dhe pak sheqerna, me miellin e saj edhe të grurit përgatitet një bukë shumë e ushqyeshme.

Thelbi është i pasur në kripëra minerale si dhe vitamina A, B1, B5, C, PP etj. Lajthitë përdoren me rezultate të mira dhe rekomandohen për organizma të dobësuar dhe anemikë, si dhe për gratë shtatzëna.

Gjithashtu gjethet e lajthisë kanë veprim qetësues në dhimbjet dhe infeksionet e zorrëve dhe përdoren kundër diarresë, meqenëse ato përmbajnë lëndë tanike.

Nga druri i lajthisë nxirret një vaj eterik, që përdoret kundër dhimbjeve të dhëmbëve; për këtë do të mjaftonin disa pika mbi dhëmbin e sëmurë.