SHPËRNDAJE

Portokall

Portokalli është një frut i cili zvogëlon nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak, trashjen dhe forcimin e enëve të gjakut dhe atë afro 30%, bëjnë të ditur shkencëtarët britanikë.
Lëngu i portokallit ndikon në rritjen e formimit të oksideve të azotit, lëndë kimike, të cilat mbrojnë nga krijimi i shtresave yndyrore në enët e gjakut.

Portokalli përmban karbohidrate dhe fruktozë, acide organike, kripëra, materie azotike, celulozë, fitoncide dhe sasi të lartë të vitaminave A, B1, B2 dhe C.

Gjithashtu lëngu i portokallit ndikon pozitivisht edhe në flokë dhe iu jep fortësi dhe elasticitet, i forcon thonjtë dhe iu jep shkëlqimin atyre.

Ndikim të lehtë ka edhe në sistemin imun. Kjo pemë ndihmon edhe në përmirësimin e apetitit dhe stimulon zorrët, zvogëlon etjen etj.