SHPËRNDAJE

Vetmia

Vetmia të dëmton njësoj si alkooli, duhani dhe obeziteti. Kështu thotë një studim i psikologëve të Birgham Young University, në Utah, sipas të cilit izolimi social rrit me 30 për qind shanset për të vdekur.
“Efekti i vetmisë është i krahasueshëm me atë të obezitetit, gjë që shëndeti publik po e trajton me seriozitet”, deklaroi autorja e studimit, Julianne Holt Lunstad.

Psikologia ka nënvizuar se, është e nevojshme që marrëdhëniet sociale të çdo individi të merren më seriozisht në konsideratë nga ekspertët dhe mjekët.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat nga 70 teste të kryera në periudhën 1980-2014, me një total prej më shumë se 3 milionë pjesëmarrës.

Dhe nga këto kanë arritur në përfundimin se vetmia dhe izolimi social janë të dëmshëm po aq sa obeziteti, apo konsumimi i 15 cigareve në ditë.