SHPËRNDAJE

Kryetari Shqiprim Arifi si dhe kryetari i APN-së dega në Bujanoc Arbër Pajaziti kanë mbajtur pak çaste më parë një konferenc për media ku kanë folur lidhur me ecurinë e zgjedhjeve për Këshillin Nacional Shqiptarë. Kryetari Arifi pasi ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në proçesin demokratik zgjedhorë për KNSH-ë dhe ka bërë të ditur se subjekti i tij  APN ka përjashtuar nga bashkëpunimi me listën nr.6 dhe kandidatin Demo Berisha, ngase Berisha ka pasur disa qendrime kontraverze.

Kryetari i APN-së dega Bujanoc si dhe bartësi i listës për zgjedhjet e KNSH-së ka pohuar se ka pasur disa pengesa në Komunën e Bujanocit gjatë proçesit zgjedhorë. Pajaziti ka thënë se subjekti i tij është i rezervuar në bashkëpunim me listën nr.6, gjë që sipas tij edhe pse rezikohet udhëheqja me KNSH-në. Për kandidatin Demo Berishën kanë shkruar mediat kosovare se është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës. /presheva.com/

konferenca e plotë: