SHPËRNDAJE

Qeveria e kryeministrit hungarez, Viktor Orban, mund të rifillojë fushatat mediatike kundër organeve të Bashkimit Europian, pasi partia e tij nacionaliste ‘Fidesz’ përgatitet për zgjedhjet e Parlamentit Europian që do të mbahen më 26 maj. Të mërkurën, grupi kryesor i qendrës së djathtë të Parlamentit Europian, Partia Popullore Evropiane (PPE), votoi për të pezulluar Fideszin për shkak të shqetësimeve sepse ka shkelur parimet e BE mbi sundimin e ligjit. Orban i kishte mbyllur sulmet mediatike dhe kërkoi ndjesë për anëtarët e PPE-së, por ai duket se ka ndryshuar mendim.

“Njerëzit janë pak të zemëruar me ne në Bruksel, sepse në fillim të fushatës zgjedhore të Parlamentit Europian, ne zhvilluam një fushatë informacioni në Hungari, duke ekspozuar në thelb atë që ndodh në Bruksel,” tha Orban.

”Por detyra jonë tani është të informojmë vazhdimisht popullin rreth asaj se çka përfaqëson Brukseli,” shtoi ai në një intervistë.

Kryeminstri hungarez, theksoi gjithashtu se rezultati i votimit europian, do të përcaktojë nëse ‘Fidesz’ do të mbetet në grupin e PPE apo kërkon një aleancë të re në Europë.