SHPËRNDAJE

Menjëher pas publikimit të pakos financiare nga Partia Demokratike, e cila të njetën ia ka dorzuar edhe Kryetarit të komunës dhe atij të kuvendit, Shaip Kamberit dhe Adnan Salihut, ku veç tjerash janë paraparë edhe 200.000 eurot donacion nga R.Kosovës, ka ardhur reagimi i të parit të komunës Shaip Kamberit.
Kamberi në rrejtin e tij social, ka shkruar se, “Mjetet e ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë rezultat i kërkesave konkrete të drejtuara me shkrim.
Shpenzimi i tyre po ashtu bëhet në bazë të kërkesave tona të parashtruara në komunikimin tonë institucional, për çka edhe janë të destinuara ato”, ka shkruar Kamberi në facebook.
Sipas Kamberit ato mjete nuk janë ndarë paushall e aq më pak pa destinim.
“Prandaj edhe nuk ka nevojë për politikë e për poenë politik.
Mjetet janë ndarë nga institucioni për institucionin. Ato do të menaxhohen nga institucionet e do t’i shërbejnë qytetarëve” ka shkruar Kamberi, pas publikimit të pakos financiare për tejkalimin e krizës të shkaktuar nga Covid-19. /presheva.com/