SHPËRNDAJE

Një atentat me armë ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se është qëlluar ndaj Kastriot Recit, pronar i një televizioni si edhe një bar-kafeje.

Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë, raporton, abcnews.al

Ngjarja ka ndodhur para lokalit të tij në Rrëshen.

Kastriot Reçi, pronar i një TV lokal dhe një bar-kafeje është vrarë në atentat paraditen e sotme në qytetin Rrëshen.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në qender të Rrëshenit, bashkia Mirditë. Policia njofton se nga të shtënat ka mbetur i vdekur 47- vjeçari Kastriot Reçi. Ai është dërguar në spital në gjendje të rëndë, por disa minuta më paska ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur para lokalit të tij në qender të qytetit me emrin bar kafe “Mirdita”.

Dy vjet më parë Kastriot Reçit i vranë vëllanë, Gasper Reçi në Romë.