SHPËRNDAJE

Duam që ti ndihmojmë sipërmarrësit të mbijetojnë, por në këtë mund të llogarisin vetëm ata që nuk kanë larguar nga puna më shumë se 10 përqind e punëtorëve.

“Të gjithë sipërmarrësit, bizneset mikro dhe të vogla, për tre muaj, po edhe nëse kriza rreth Koronës nuk zgjatë për tre muaj, ne do të paguajmë pagën minimale, kjo do të na kushtojë 700 milion euro” ka thënë mbrëmë Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.

“Secilit parukier, këpuctari dhe bukëpjekësi…, për të gjithë të punësuarit në ndërmarrjen e tyre, do ti paguajmë pagën minimale.

Parukieri tash nuk mund të përfitojë, por do të ketë pagën minimale për veti dhe për punonjësin e tij.

Duam që ti ndihmojmë sipërmarrësit të mbijetojnë, por në këtë mund të llogarisin vetëm ata që nuk kanë larguar nga puna më shumë se 10 përqind e punëtorëve.

Sipas tij, ne kemi më shumë para se të tjerët:

“Nuk kam lejuar që pagat të rriten në maksimum. Ne kemi tre lloje të financimit në të ardhmen. Si BE dhe FMN kanë thënë që të harrohet në deficiti dhe borxhin publik, por ne gjithashtu po kujdesemi edhe për këtë.

Një lloj financimi janë rezervat e brendshme buxhetore, të cilat nuk doja t’i jepja më parë.

Doja të ulja më tej kufirin e borxhit publik. Nëse nuk do të ishte korona, ato para do të kishin shërbyer për më shumë projekte infrastrukturore” tha Vuçiç./presheva.com/