SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë edhe një herë ka dëgjuar qëndrimin e Angela Merkelit e cila ka dalë kundër ndryshimit e korrigjimit të kufijve në Ballkan. Vucic ka thënë se edhe sot Merkel ka treguar se s’ka ndryshuar fare qëndrim në raport me Kosovën por as për përkrahjen e Serbisë drejt BE’së

Aleksander Vuçiq ka thënë se Gjermania është konsistente në qëndrimin e saj për Kosovën, mirëpo se sipas tij kjo qëndrueshmëri ekziston edhe tek përkrahja për Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Vuçiq ka thënë se takimi me Agela Merkel ka ndodhur para ceremonisë së Parisit ku po shënohet 100 vjetori i Luftës së Parë. Ka thënë se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta, dhe brenda kësaj periudhe ata kanë debatuar gjatë edhe për dialogun Kosovë-Serbi, transmeton

“Disa minuta para ceremonisë, Merkel dëshiroi që ne të flisnim. Ne folëm për gati 40 minuta. Folëm për çështjet e rajonit, marrëdhëniet bilateral, dialogun dhe gjëra të tjera”, ka thënë ai.

Presidenti serb tha se gjatë kësaj vizite ka diskutuar edhe me presidentin rus, Vladimi Putin mirëpo pa specifikuar temat e folura.

Ndërkaq, siç tha ai para gazetarëve, ka pasur edhe një takim me presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, i cili sipas tij e ka lavdëruar populin serb.

“Ai tha se Serbët janë një popull i madh dhe se unë përfaqësoj njerëz të mrekullueshëm. Unë jam shumë krenar sepse ai është njeriu i dytë më i fuqishëm pas Putinit”, tha ai,.