SHPËRNDAJE

Pas konferencës së djeshme ku presidenti serb Aleksandar Vuçiq doli me emra se shqiptarët e kanë vrarë Oliver Ivanoviçin, mediat serbe të shkuara kanë mbushur ballinat me fotografinë e Florim Ejupit dhe tituj të ndryshëm bazuar në deklaratat e Vuçiqit.

Por ndryshe mendon një serb tjetër që madje ishte edhe shok i burgut të Oliver Ivanoviqit në Mitrovicë.

Goran Petroviq, në një bisedë telefonike me kryetarin e Partisë Republikane Serbe, Nikola Sanduloviq, e transmetuar në RTV Dukagjini, jep të dhëna për lidhjet e mundshme mes Vuçiqit dhe vrasjes së Oliver Ivanoviqit.

“Vuçiqi i ka thënë Ivanoviqit se nëse nuk i bashkohet Listës Serbe do ta vrasin…Oliverin e vranë dhe me siguri edhe mua do të më vrasin”.

Petroviq në këtë bisedë tregon se ishte rrahur nga pesë persona me uniformë dhe me xhip.

Ai thotë se e kanë rrahur duke i thënë se ky dëshiron të bëjë drejtësi për Oliverin.

Në këtë bisedë, Petroviq thotë se takimi i fundit me Oliver Ivanoviqin ishte në Beograd 20 ditë para se ky i fundit të vritej.

Ai thotë se vet Oliveri kishte dyshime se kërcënimet më seriozi i kishte nga Milan Radojçiq , sepse sipas tij ai e kontrollonte Mitrovicën.

Vuçiq akuzoi shqiptarët si vrasës të Ivanoviqit, por dëshmia e këtij serbi drejton gishtin nga vet ai

Vuçiq akuzoi shqiptarët si vrasës të Ivanoviqit, por dëshmia e këtij serbi drejton gishtin nga vet aiEmisioni i plotë: https://www.youtube.com/watch?v=FBcX9NgOE18

Gepostet von RTV Dukagjini am Donnerstag, 4. Juli 2019