SHPËRNDAJE

Edhe pas anulimit të takimit me Vuçiqin nga ky i fundit, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar që ta përmend idenë e tij për shkëmbimin e territoreve, apo siç po e quan ai “korrigjim të kufijve”. Thaçi deklaroi se do të respektojë kërkesën që Lugina e Preshëves, Medvegja dhe Bujanovci të përfshihen në territorin e Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ripërsëriti edhe një herë në Bruksel idenë e tijqë Presheva, Bujanovci dhe Medvegja t’I bashkohen Kosovës. Ai tha se ka filluar debatin e brendshëm në Bruksel për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe të ketë demarkim të kufirit me Serbinë, ku përfshihen 430 km kufi.

“E respektoj kërkesën që Lugina , Presheva, Medvegja dhe Bujanovci të përfshihen në territorin e Kosovës. Një marrëveshje Kosovë-Serbi ka kuptim vetëm pas një njohje reciproke. Kam filluar debatin e brendshëm në Kosovës, dhe besoj që do të arrijmë një marrëveshje përfundimtare dhe të kemi demarkim të kufirit me Serbinë, pra të 430 km kufi”, tha Thaçi.

Deklaron se nuk ka hapësirë për të diskutuar për luftëra, konflikte e zhvendosje.Ndërsa, falenderoi Bashkimin Evropian, për siç tha mbështetjen e plotë në këtë process.

“Nuk ka hapësirë për të diskutuar për luftëra, konflikte e zhvendosje, por vetëm për paqe e diqka që do ti ambientonte më mirë qytetarët e vendit”, tha ai.